Për Elisa Spiropalin, ashtu siç po shprehen të gjithë deputetët e maxhorancës në Parlament, presidenti ka shkelur rëndë parimet kushtetuese me vendimin e tij për të shtyrë datën e zgjedhjeve.
Madje ajo donte të bënte një paralelizëm, duke recituar një poezi të 1914, për Haxhi Qamilin, kur në vend ishte pushteti i Princ Vidit.
“Ai tenton ta justifikojë aktin e tij duke thënë se synon të shmangë përplasjen civile. Cilën përplasje civile? Atë që e ideon në shpi dhe parti? Atë që e ideon me mikun e tij Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.
“Krisi pushka e gjëmoi moti
Kujton austriaku se u bë qiameti,
Nuk është kiamet po është murtanë,
Vjen Kavaja me gjithë Tiranë
Gajret çuna dhe ju faltë Zoti,
se Princ Vidin se zë moti.
Se Princ Vidin se zë moti,
kemi lejnun o prej baroti
Mal mbi mal këndon bilbili
Trim mbi trima Haxhi Qamili
Haxhi baba me vegjëli, qiti vidin me 12 mij”.
Kjo lëvizje e cila ngjan kryekëput me këtë, sigurisht që nuk mund të përsëritet”, tha ajo.
