Tashmë që e bëri publike lidhjen e saj Jonida Vokshi tregon çdo detaj, aq sa e ftoi partnerin e saj Besnik Krapi në emisionin e vetë, duke thyer një tabu kështu në televizionet shqiptare.
Jonida ka vendosur që të kenë një kujtim të bukur së bashku në ekran, duke e pyetur të fejuarin për veten direkt në emision, madje duke i kërkuar dhe një puthje në buzë. Që të dy kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale çaste nga montazhi i intervistës, në të cilën ata japin lajmin se kanë vendosur të martohen në muajin shtator.
Por ndërkohë që çifti ka nisur përgatitjet për ceremoninë VIP që thuhet se do të organizohet në Tiranë, miq të çiftit thonë për median rozë se ata tashmë janë duke diskutuar vendbanimin si të martuar, duke qenë se Jonida e ka karrierën në Tiranë, dhe Besniku në Prishtinë. Nuk dihet se kush nga të dy do të dalë i fituar, pra, Jonida do të shkojë nuse në Kosovë, sipas traditës, apo Besniku do të jetë dhëndri që do të ndjekë Jonidën në Tiranë.