Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Familjarët e protestuesve të arrestuar mblidhen sërish përpara policisë së Elbasanit

21:58 / June 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe mbrëmjen e kësaj të shtune para godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit u mblodhën dhe protestuan dhjetëra anëtarë dhe simpatizantë të PD si dhe familjarë të personave të arrestuar pas protestës dhe tentativës për bllokimin e lëvizjes së Eskortës që shoqëronte Kryeministrin në hyrje të qytetit të Librazhdit gjatë pasdites së mesjavës që po lëmë pas.

Ata kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre dhe e kanë cilësuar një të hapur ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë. Kjo deklaroi ish deputeti i PD, Luçiano Boçi është një nga përpjekjet dëshpëruese të Edi Ramës për të qëndruar me forcë në pushtet.

Për situatën ka reaguar edhe Luciano Boçi, ish-deputet i PD.

Reagimi i Luciano Boçit:

Ai do ta kuptojë se ajo që i bënë demokratët e Librazhdit do t’i duket lule pas kësaj që do ti ndodhë në ditët në vijim. Gjatë këtyre viteve Edi Rama ai shpartalloi gjithë institucionet e shtetit dhe i ktheu ato në funksion të vetes duke kapur gjithçka, policinë, drejtësinë, gjykatat, prokurorinë, institucionet, për ta pasur më të lehtë që të frikësojë popullin dhe të sundojë padrejtësisht.

E gjithë kjo që po ndodh nuk po bën gjë tjetër, veçse po vërteton regjimin kriminal të Edi Ramës sepse Kryeministër nuk mund ti themi më një njeriu  të tillë.  Ky sundimtar mishëron të gjitha tiparet e  atyre që drejtojnë sot në botë regjime autoritare me pushtet të përqëndruar vetëm në një dorë dhe grushti njerëzish të inkriminuar.

Me arrestimet e e fundit  të Kryetarit PD Librazhd, ish deputetit Aurel Bylykbashi, drejtuesve të tjerë të PD në qarkun Elbasan, si dhe qytetarëve dhe demokratëve të ndershëm, Edi Rama dëshmoi edhe njëherë se sa e urren Elbasanin, qytetarinë e tij, bindjet që kanë njerëzit për një shtet ndryshe nga ai i Edi Ramës.  Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të pafajshëm nga qelitë e burgjeve të Edi Ramës.

Veprimet e fundit dëshmojnë se regjimi i tij është në përpëlitjet e fundit që tashmë e ka humbur arsyen dhe kontrollin dhe që është bërë i paparashikueshëm për fatet e popullit.

Shqipërisë po ia mbyllin derën me radhë vendet e Bashkimit Evropian, edhe pse ëndrra e çdo shqiptari ka qenë familja e madhe evropiane. Dhe përgjegjës për këtë është Edi Rama.

Me gjithë përpjekjet dhe makinerinë shtetërore që ka vënë në dispozicion, ai nuk mund ta ndalë më zemërimin dhe revoltën popullore që po rritet çdo ditë. Uragani popullor do ta fshijë atë dhe shpurën e tij nga faqja e dheut. Bashkohuni me ne që ti japim fund kësaj çmendurie e cila rrezikon jetët tona, familjet, fëmijët tanë, të ardhmen tonë.

polcise tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026

Kërcënohet gazetari Osman Stafa, 2 persona i prenë rrugën me makinë pasi filmoi nxjerrjen e interteve në lumin Shkumbin

07:54 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

22:36 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.