Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Desh më hëngri kokën, trokita por…”- Shkrimtari Fatos Kongoli rrëfen betejën me sëmundjen

14:06 / June 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kongoli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Viti 2018 qe për të i vështirë, ku parabola e jetës e bëri të prekë minimumin e frikshëm. Të prekte fundin, ose, siç rrëfen ai vetë në momente të errëta, ta dëshironte atë. Për Fatos Kongolin, kjo është një jetë e dytë ose një mrekulli që prodhon të tjera të tilla, si “Gënjeshtarë të vegjël”, që sapo ka zgjuar vëmendjen e lexuesit. E takojmë pranë barlibrarisë “Friends book house”. 

Xhentëlmen dhe i përpiktë si ngaherë, ndoshta tanimë, pas sëmundjes, edhe më i ndjeshëm. “Tani jam mirë, mund edhe të vrapoj!”, më rrëfen me humor, teksa një kollë e lehtë paraprin bisedën. Botimi i librit i ka dhënë ndjesi të veçanta lumturie dhe sapo ka nisur të marrë sodisfaksionet e para. Fieri, në këtë edicion të 6-të të Panairit Kombëtar të Librit, që u organizua në këtë qytet, e vlerësoi “Gënjeshtarë të vegjël” si romanin më të mirë. E bashkë me këtë histori intriguese, shkrimtari udhëtoi drejt një tjetër Panairi për librin, atij të Prishtinës, ku u shpall dje si “Shkrimtari i vitit”, në këtë edicion të 21-të. Kosovës i është mirënjohës, pasi ka ditur t’ia njohë meritat letrare, por edhe njerëzore në momente kritike, si ai pas botimit të “Iluzione në sirtar”.

Ndërkohë që bisedojmë, prania e tij ka tërhequr vëmendjen e një lexuesi, i cili me mirësjellje kërkon një autograf. E pranon, se ky është ndër momentet më të lumtura për të, teksa bën shënimin e tij për Astrit M. U gëzohet këtyre çasteve me sinqeritetin e një fëmije.

“Është kënaqësi e veçantë, nuk e di për kolegëet e mi të tjerë shkrimtarë, por unë e përjetoj me shumë intensitet takimin me lexuesin, veçanërisht kur më thonë fjalë të mira” (qesh). Tani që është mirë, mund të flasë për çastet që mbytën dëshirën e tij, për të jetuar, aq sa të mendonte eutanazinë. “Kam qenë vërtet shumë keq, aq sa dëshiroja të ikja. Isha gjysmë i vdekur, në mos më keq. Vajta atje, trokita në portën e Shën Pjetrit, por nuk ma hapën.

Më thanë të kthehesha”, tregon shkrimtari. Do të kalonte një operacion të vështirë, të kryer në dy faza, gjatë janarit dhe shkurtit të 2018-ës. E ndërkohë, përveç bashkëshortes, familjarëve e miqve, kthimin e tij e priste edhe krijesa më e fundit letrare, e lënë përgjysmë në laptopin e tij. “E kisha nisur 3 vite më parë, me pak druajtje, ashtu siç unë i nis gjërat. Por operacioni më dërrmoi dhe më bëri që të harroja këtë e shumë gjëra të tjera. Gjatë këtyre momenteve kllapie, nuk e mendoja se do të bëhesha ndonjëherë për të shkruar. Por ja, ndodhi kështu, që sëmundja e të shkruarit të qe për mua shumë më e fortë se sëmundja që desh më hëngri kokën”. / panorama


Fatos Kongoli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.