Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhen pasuritë e kryetarëve të bashkive, Vangjush Dako shiti 7 apartamente

20:17 / June 17, 20197 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
333
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një pjesë e tyre i kanë ditët e fundit në krye të bashkive që drejtojnë, ndërsa një pjesë tjetër janë rikonfirmuar sërish për një mandat tjetër. Krerët e bashkive kryesore në vend rezultojnë se edhe gjatë vitit 2018 kanë siguruar të ardhura të konsiderueshme, ku përveç pagës dhe të dietave një pjesë e mirë e tyre edhe nga aktivitetet private. Ajo që bie në sy është fakti se drejtuesit e djathtë të bashkive kanë deklaruar të ardhura minimale personale dhe familjare, ku veçohet kryebashkiakia e Shkodrës dhe ai i Lezhës si nga më të “varfërit” ndërmjet kolegëve të tyre kryebashkiak. Ndërkohë që kolegët e tyre të majtë kanë ditur ta shfrytëzojnë më së miri këtë periudhë kur veç pushtetit vendor kanë edhe pushtetin qendror.

Sejdini

Qazim Sejdini është një nga kryetarët e bashkive më jetgjatë në radhët e socialistë dhe që kësaj here nuk është rikonfirmuar më nga Partia Socialiste. Ai në formularin e pasurisë për vitin 2018 ka deklaruar si të ardhura personale vetëm ato që kanë ardhur nga paga e dietat, ndërsa familjarët e tij kanë deklaruar një sërë lëvizjesh financiare dhe të ardhura të konsiderueshme. 

Më konkretisht vet Qazim Sejdini ka deklaruar dy llogari rrjedhëse të shtuar me 120.366 dhe 1.494 lekë, ndërsa të ardhura ka deklaruar ato nga paga në shumën 1.474.620 lekë dhe të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut Elbasan në shumën 191.250 lekë. Ndërkohë që bashkëshortja e tij, ndonëse një pensioniste, veç të ardhurave nga pensioni, ka deklaruar një shifër prej afro 2.700.000 lekë si të ardhura nga paga në një biznes dhe të ardhura nga shpërndarja e dividentit. Po ashtu ajo ka deklaru bono thesari në vlerë 1.450.000 lekë, llogari rrjedhëse shtuar me shumën 118.050, 178.521 lekë dhe 231.148 lekë, si dhe një tjetër llogari rrjedhëse në shumën 1.727 euro. Ajo gjithashtu zotëron një kartë krediti me vlerë 382.715 lekë, si dhe gjendje në cash jashtë sistemit banker shtuar me 200.000 lekë. Djali i Qazim Sejdini të bërë rinvestim në ankandin e bono thesarit në vlerën 1.000.000 lekë, si dhe deklaron 544.636 lekë fitim nga aktiviteti si Person Fizik “Club Alsion”, radio lokale në Elbasan. Ai deklaron të ardhura nga paga si nëndrejtor dhe si përgjegjës i sektorit të rimbursimit në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Detyrueshëm të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në shumën 610.695 lekë dhe të ardhura nga paga si punonjës në Drejtorinë e Shëndetit Publik Elbasan në shumën 45.983 lekë. Një prej vajzave të tij deklaron llogari bankare me vlerë 1.195.654 lekë, llogari rrjedhëse në shumën 2.541 euro, llogari rrjedhëse shtuar me 76.343 euro. Ndërsa si të ardhura ajo deklaron ato nga paga si dekanë në Universitetin e Elbasanit, si dhe të ardhura nga një qera në shumën e 8.555 euro. Edhe vajza tjetër deklaron të ardhura nga punësimi në Universitetin e Elbasanit në shumë 1.104.752 lekë si dhe të ardhura nga prindërit në shumën 500.000 lekë.

Dako

Vangjush Dako është një tjetër kryebashkiak socialistë me shumë mandate dhe që për shkak të akuzave dhe përfshirjes së tij në skandalin e blerjes së votave në Durrës, nuk është rikandiduar më nga Partia Socialiste për një mandat tjetër. Por duket se largimin nga posti i kryebashkiakut të Durrësit nuk do jetë shumë problem për Dakon në aspektin financiar. Kjo pasi ai tashmë zotëron një pasuri të konsiderueshme, kjo edhe si rrjedhojë e aktivitetit të tij privat. Kështu, vetëm gjatë vitit 2018 ai ka deklaruar se ka shitur plotë 7 apartamente me vlera që variojnë nga 26 deri në 27 mijë euro secili. Dako gjithashtu ka deklaruar llogari bankare në vlerën 43.751 euro nga qeratë e pasurive 653 dhe 624 m2, një tjetër llogari me vlerë 11.018 dollarë dhe një llogari të tretë në shumën 225.473 euro. Kjo e fundit krijuar nga shitja e apartamenteve.

Tabela

Qazim Sejdini

Llogari rrjedhëse shtuar me 120.366 lekë

Llogari rrjedhëse shtuar me 1.494 lekë

Të ardhura nga paga si kryetar bashkie në shumën 1.474.620 lekë.

Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut Elbasan në shumën 191.250 lekë

Xhuljana Sejdini (bashkëshortja)

Bono thesari në vlerë 1.450.000 lekë.

Llogari rrjedhëse shtuar me shumën 118.050 lekë.

Llogari rrjedhëse shtuar me shumën 178.521 lekë.

Llogari rrjedhëse shtuar me shumën 231.148 lekë.

Llogari rrjedhëse në shumën 1.727 euro.

Kartë krediti me vlerë 382.715 lekë, pakësuar me 17.309 lekë.

Gjendje në cash jashtë sistemit banker shtuar me 200.000 lekë.

Të ardhura nga interesi i maturimit bono thesari në vlerë 19.370 lekë.

Të ardhura nga paga në komaninë Ujori SH.p.k në vlerë 255.792 lekë.

Të ardhura nga pensioni 279.720 lekë.

Të ardhura nga qeraja e pronës së trashëguar 500.000 lekë.

Të ardhura nga shpërndarja e dividentit të shoqëria Ujori 2.000.000 lekë.

Alion Qazimi (djali)

Rinvestim snë ankandin bono thesari në vlerën 1.000.000 lekë.

Të ardhura nga paga si nëndrejtor dhe si përgjegjës I sektorit të rimbursimit në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Detyrueshëm të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në shumën 610.695 lekë.

Të ardhura nga paga si punonjës në Drejtorinë e Shëndetit Publik Elbasan në shumën 45.983 lekë.

Fitim nga aktiviteti si Person Fizik Club Alsion, radio locale në shumën 544.636.

Të ardhura nga bashkëshortja nga paga si punonjuëse në kompaninë Ujori në shumën 956.400 lekë.

Imelda Sejdini (Vajza)

Llogari bankare me vlerë 1.195.654 lekë.

Llogari rrjedhëse në shumën 2.541 euro.

Llogari rrjedhëse shtuar me 76.343 euro.

Kartaë krediti pakësuar me 112.350 lekë.

Llogari rrjedhëse pakësuar me 77.041 lekë.

Të ardhura nga punësimi si Dekane i FE në Universitetin e Elbasanit në shumën 1.390.630 lekë.

Të ardhura në kompani private në shumën 497.191 lekë

Të ardhura nga qeraja e objektit 510.000 lekë.

Të ardhura nga projektet Erasmus në shumën 5.386 lekë.

Të ardhura si anëtare e komisionit të ekspertëve të pranimit në nivel ekzekutiv dhe ngritjes në detyrë në Bashkinë Belsh në shumën 38.250 lekë.

Të ardhura si pagesë dëmi kasko të automjetit në pronësi 27.000 lekë.

Shlyer kredia bankare në shumë 1.475.564 lekë.

Qera financiare 8.555 euro.

Ina Sejdini

Të ardhura nga punësimi në Universitetin e Elbasanit në shumë 1.104.752 lekë.

Të ardhura nga prindërit në shumën 500.000 lekë.

Kartë Krediti me vlerë 1.009.000 lekë.

Voltana Ademi

Të ardhura nga paga si kryetare bashkie në shumën 1.451.088 lekë.

Të ardhura nga shpërblimi si anëtare e Këshillit Të Arkut Shkodër në shumën 153.000 lekë.

Të ardhura nga komopensimi i pronaës në shumë 114.470 lekë.

Të ardhura nga qeraja për pronën 50.000 lekë.

Të ardhura nga qeraja për pronën në shumën 51.000 lekë.

Të ardshura nga qeraja për pronën në shumën 68.000 lekë.

Të ardhura nga qeraja për pronën në shumën 12.750 lekë.

Shlyerje kredie në shumën 700.000 lekë.

Fran Mjeda (bashkëshorti)

Të ardhura neto nga paga si i punësuar në OST në vlerën 288.451 lekë.

Të ardhura nga shpërblime në OST në shumën 492.380 lekë.

Fran Frrokaj

Të ardhura vjetore nga paga në shumën 1.210.008 lekë.

Ermira Frrokaj (bashkëshortja)

Llogari kursimi në vlerën 871.829 lekë, shtuar me 90.069 lekë.

Të ardhura nga pagan ë shumën 515.064 lekë.

Vangjush Dako

Llogari bankare në vlerën 43.751 euro nga qeratë e pasurive 653 dhe 624 m2. Shtuar me 35.228 euro.

Llogari me vlerë 11.018 dollarë.

Llogari bankare në shumën 225.473 euro. Krijuar nga shitja e apartamenteve:

 74 m2 për vlerën 26.000 euro,

76 m2 per vlerën 26.000 euro,

76 m2 për vlerën 26.000 euro,

76 m2 për vlerën 27.000 euro,

75 m2 për vlerën 27.000 euro,

76 m2 për vlerën 27.000 euro,

76 m2 për vlerën 27.000 euro.

Të ardhura nga paga në shumën 1.426.908 lekë.

Të ardhura nga shpërblimet si anëtarë I Këshillit të Qarkut Durrës në vlerën 38.250 lekë.

Të ardhura neto nga paga e bashkëshortes në vlerën 687.415 lekë.

Kartë Krediti në vlerë 5.000 euro.

Alba Dako (bashkëshortja)

Kartë krediti në shumën 7.000 euro. Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm është 12.672 euro.

Jorgo Goro

Llogari kursimi në shumën 1.398.700 lekë.

Llogari bankare në vlerën 11.478 euro.

Të ardhura nga paga si kryetar bashkie në vlerën 953.400 lekë.

Irini Mato (bashkëshortja)

Depozitë bankare në vlerën 6940 dollarë.

Depozitë bankare në vlerë 9591 euro.

Llogari page në shumën 116.000 lekë.

Të ardhura nga pagan në shumën 360.000 lekë.



Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.