Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Stresi kthehet aty ku e la: Më mirë mos ta dini vazhdimin

20:36 / June 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stresi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reperi Stresi ka vetëm dy ditë që është liruar nga burgu dhe ka nisur punën. Ai ka treguar për ndjekësit se do të rikthehet shumë shpejt në tregun e muzikës. Pasi festoi ditëlindjen dhe u çmall me familjarët, të afërmit dhe shoqërinë, Stresi është kthyer aty ku e kishte lënë. Bëhet fjalë për këngën që i dedikoi nënës së tij për të marrë pjesë në edicionin e 20-të të Këngës Magjike. Ai e ka publikuar fotografinë nga performanca në Instagram dhe e shoqëroi me tekstin: “Këtu e lashë, më mirë mos ta dini vazhdimin. Shihemi së shpejti!”. Kolegët dhe fansat e kanë mirëpritur për këtë rikthim në muzikë. Kujtojmë se gjykata e dënoi Stresin me 3 vite burg por për shkak të gjykimi të shkurtuar dënimi është ulur në 2 vjet, ndërsa togat e zeza vendosën të pezullojnë pjesën e mbetur të dënimit, duke urdhëruar lirimin e tij dhe lënien në liri me kusht. Stresi u arrestua më 17 tetor 2018 pas një përgjimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në lidhje me grupin Bajri. Ai ishte përgjuar teksa kishte thënë se ia kishte hedhur forcave Shqiponja, pasi kishte hedhur armën në momentin kur ishin afruar efektive në afërsi të shkollës “Partizani”.


1 38
Stresi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.