Një pallat në qytetin e Elbasanit është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të marte. Teksa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit që ka rënë në një apartament, banorët kanë mbetur të bllokuar.
Për këtë është dashur ndërhyrja e helikopterit për të larguar ata nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nuk raporton të lënduar apo të asfiksuar. Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja.
Një helikopter i kërkim shpëtimit i Forcës Ajrore, me një grup të Forcave Speciale në bord mori pjesë në operacionin për evakuimin e një fëmije të moshës, 7 vjecare të izoluar në katin e 10 të pallatit, për shkak të zjarrit të rënë në banesën e saj. Fale bashkepunimit me Sherbimit zjarrfikes te qytetit te Elbasanit, vajza u evakuua dhe gëzon shëndet të plotë.…