Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Vrasjet në Ballsh, bashkia në ndihmë të familjes së dy motrave të vrara

20:20 / January 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kapo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Krimi në familje që tronditi Ballshin, ku Gazment Musta vrau gruan dhe kunatën me thikën e bukës është rikthyer në vëmendjen e publikut. Në një prononcim për mediat, kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka folur lidhur me dy fëmijët e çifitit, traumën dhe gjendjen e keqe financiare në të cilën ndodhet familja e dy motrave të vrara.

Kryebashkiaku Kapllanaj u shpreh se dy fëmijët janë dërguar në fshatin SOS dhe se ata ende nuk e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur në familjen e tyre edhe pse në momentin e krimit, dy fëmijët 3 dhe 7 vjeç, të cilët kanë qenë në banesë.

“Ngjarja na ka tronditur të gjithëve. Nuk kishte ndodhur më parë. Jemi të shokuar dhe na janë dashur ditë të marrim veten. Është një dramë për fëmijët që kanë përjetuar tmerrin në shtëpinë e tyre. Pasi kreu aktin, autori i ka çuar fëmijët në polici, ku edhe kanë qëndruar në praninë e psikologut. Më pas fëmijët janë dërguar në fshatin SOS. Fëmijëve u janë blerë rroba dhe ushqime madje kemi i kemi çuar për t’i vizituar edhe shokë të klasës. Ata ende nuk e dinë çfarë kanë ndodhur.”

Ndërkohë që kryebashkiaku i Mallakastrës ka folur edhe mbi gjendjen e familjarëve të dy motrave të vrara vetëm ditën e dytë të vitit 2019.

“Gjendja tek familjarët e dy vajzave është e rëndë. Të gjithë kanë përjetuar një dramë. Babai i dy vajzave është i sëmurë, ndërsa vëllai i tyre pësoi një vdekje klinike gjatë ceremonisë së varrimit. Por tani është mirë. Duke qënë se familja nuk është mirë nga gjendja ekonomike, ne do t’i ofrojmë ndihmë për t’i hequr një pjesë të shpenzimeve të varrimit.”

Autori Gazment Musta vrau me thikën e bukës gruan Gentiana Caushaj 31-vjeçe, dhe motrën e saj Merisa Caushaj 18-vjeçe pasi kërkoi që të shkonte tek prindërit e saj për festat. Në momentin e krimit, Gazment Musta ishte në gjendje të dehur pasi sapo ishte kthyer nga vizita e prindërve të tij në fshat.

ballsh motrat ndihme vrasjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

230 familje në Tiranë përfitojnë ndihmë ekonomike! Shtohen fondet për studentët dhe pensionistët

21:20 / March 30, 2026

Gjendje e rënduar shëndetësore për Xhesika Ndojën, familja e saj: Ju lutemi na mirëkuptoni…

15:00 / March 29, 2026

Motrat Mustafa në zi, ndajnë lajmin për humbjen e babait

17:00 / March 22, 2026

Fituam-Po fitojmë-Na dërgoni ndihmë!

19:58 / March 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.