Në Shkodër dhe Tropojë këtë mëngjes janë regjistruar përplasje dhe incidente, teksa materialet zgjedhore janë hedhur në rrugë, në një KZAZ. Ka pasur tensione e përplasje mes qytetarëve dhe punonjësve të policisë bashkiake.
Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar duke kërkuar reflektimin e vendorëve teksa kërkesat e tyre për lirimin e ambienteve për KZAZ-të janë tejkalim i të drejtave për qeverisjen vendore.
“Disa kryetarë kanë kërkuar lirimin e KZAZ-ve si dhe ndërprerjen e vendimeve për afishimin e listave. KQZ vlerëson se këto kërkesa janë në tejkalim i të drejtave për qeverisjen vendore. Reflektoni! Veprimet cenojnë të drejtën e KQZ dhe KZAZ-ve. Kuvendi i Shqipërisë ka shprehur mbështetjen për vijimin e procesit zgjedhor, duke na mbështetur. I bëjmë thirrje të gjitha organeve publike që të konsiderojnë inekzistent dekretin e Metës dhe të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre,”-thuhet në deklaratën e KQZ-së.