Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Shqiptarët “nënkampionë” të trafikimit të qenieve njerëzore

21:01 / January 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Trafikimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendi ynë renditet i dyti në botë për numrin e personave të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore. Raporti i publikuar së fundi nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin zbulon se 20 persona me  shtetësi shqiptare u dënuan nga viti 2014 deri në vitin 2017 për trafikimin e qenieve njerëzore duke u pozicionuar të dytët përsa i përket numrit të të dënuarve për këtë vepër penale. Në të njëjtin vend pozicionohet edhe Bullgaria me 20 shtetas të dënuar për trafikim. Numrin më të lartë të dënuarve për trafik të qenieve njerëzore e mban Rumania me 33 persona. Përsa i përket viktimave të trafikimit me shtetësi shqiptare nga viti 2014 deri në vitin 2016 janë regjistruar 12 raste. Vendet që kryesojnë janë Maroku me 43 viktima, Nigeria, Afrika por edhe vende europiane si Rumania me 19 viktima të trafikut. Raporti i Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin tregon se grupet e armatosura po përdorin trafikimin e qenieve njerëzore si një strategji për të financuar aktivitetet ose për të rritur fuqinë punëtore në konfliktet anembanë botës.  Rekrutimi i fëmijëve për përdorim si ushtarë është dokumentuar gjerësisht në konfliktet në Afrikën Qendrore dhe Lindjen e Mesme, ndër të tjera, sipas Raportit Global mbi Trafikimin e Personave. Grupet e tilla janë gjithashtu duke i trafikuar të rriturit dhe fëmijët për shfrytëzim në miniera dhe industri të tjera nxjerrëse dhe për të përhapur frikë për të kontrolluar popullatën lokale. Gratë dhe vajzat trafikohen në ‘skllavëri seksuale’ për të rritur rekrutimin dhe shpërblimin e ushtarëve.

Droga krimi trafikimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nën efektin e dr*gës, ky është 45-vjeçari që pl*gosi policin në Kuçovë

22:46 / May 18, 2026

Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i dr*gës dhe historia e dashurisë me Elvana Gjatën/ Kush është Ervin Mata, i arrestuar në Brazil!

22:01 / April 27, 2026

“Krimi dhe droga janë modeli i pushtetit”- Bardhi: Si Jetmir Pepa ka shumë grupe kriminale

21:19 / April 16, 2026

Krimi në Roskovec ku burri vrau gruan dhe më pas veten, flet i biri: Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën time

20:58 / March 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.