Policia e Afrikës së Jugut njoftoi se sekuestroi 706 kilogram kokainë me vlerë 44 milionë euro, të fshehur në hambarin e një anije kontejniere të nisur nga Brazili me destinacion Indinë. ‘’Droga ishte ndarë në 706 pako me 1 kilogram secila’’, sqaroi për median një zyrtar i lartë i njësisë së forcave speciale të policisë së Afrikës së Jugut, Godfrey Lebeya.
“Anija ishte nisur nga një port i Brazilit me destinacion Indinë, nëpërmjet Singaporit. Droga ishte e fshehur në hambarin e anijes të ngarkuar me mbi 3.000 kontejnierë, me pretekstin se askush nuk mund ta pikaste këtë sasi të paligjshme malli.
Policia kontrolloi anijen në portin e Ngqura (lindje), pranë Port Elizabeth pasi marrjes së informacioneve.