Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Paralajmërimi i BE për vizat, delegacioni i BE ndryshe nga Meta: Nuk u përmend Shqipëria

23:28 / June 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1560892130 beshqiperi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Delegacioni i BE në Tiranë hedh poshtë zërat se masat e marra për të frenuar hyrjet legale për azil lidhen me Shqipërinë. Ky reagim vjen pas deklaratave të Komisionerit të Bashkimit Evropian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, i cili tha se BE do të marrë masa, po u shtuan hyrjet legale për azil. Lidhur me këtë deklaratë reagoi edhe presidenti i Republikës Ilir Meta i cili e cilësoi atë si këmbanë alarmi dhe kërkoi që të merren masa për të mos lejuar rikthimin e vizave për shqiptarët.

Në një prononcim për Shqiptarja.com Delegacioni i Bashkimit Europian hedh poshtë shqetësimin e ngritur nga presidenti Meta duke thënë se komenti i komisionerit nuk lidhet me ndonjë situatë në veçanti, madje përmend kontributin e Shqipërisë për uljen e numrit të kërkesave për azil.

“Në kundërshtim me atë çka është raportuar, Komisioneri nuk ka komentuar mbi situatën në ndonjë vend në veçanti, as nuk ka thënë se do të ndërmerret ndonjë veprim kundër ndonjë vendi të caktuar në të ardhmen.
Në rastin e Shqipërisë, Komisioneri theksoi punën e vazhdueshme të autoriteteve shqiptare, duke përmendur në mënyrë specifike kontributin e saj për uljen e numrit të kërkesave për azil.
Ndërsa Komisioneri e bëri shumë të qartë se ka detyrime për t’u përmbushur dhe rregulla për t’u ndjekur për të gjitha vendet pa viza në mbarë botën.  Komisioni do të bëjë çmos për të shmangur çdo pasojë negative për çdo vend pa viza dhe se në rastin e Shqipërisë ai ka qenë në kontakt të ngushtë me autoritetet për këtë çështje, edhe gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri, më 21 maj, për bërjen operative të marrëveshjes status midis Shqipërisë dhe Agjencisë Evropiane të Rojave Kufitare dhe Bregdetare”, deklaron delegacioni i BE.

Paraditen e sotme një reagim nga Londra, kryeministri Rama u shpreh se nuk ka asnjë për tu shqetësuar, dhe se Meta eshte bërë pjesë e frontit kundër zgjedhjeve dhe drejtësisë dhe e këshilloi të shqetësohet për vizën që i ka vënë institucionit që ai drejton.

BE delegacioni Meta Paralajmërimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Kryenegociatorja për integrimin reagon për protestën: Të ndërtojmë ura dialogu, BE destinacioni ynë

22:20 / October 15, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.