Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Mother Jones” dhe skandali për financime ruse

23:56 / June 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mother jones
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Nga: Marjana Legisi

Gjithçka nisi përtej oqeanit.

Aty ku mediat amerikane sjellin të dhëna se Lulzim Basha ka paguar për takimin me kreun e shtëpisë së bardhë gjatë fushatës së 2017. Në 6 mars të 2018 u publikua shkrimi në “Mother Jones”, i cili thotë se me lobimin e parave ruse është bërë i mundur takimi i Lulzim Bashës me Presidentin Donald Trump.

Shifra është marramendëse plot 675 mijë dollarë, e që sipas “Mother Jones” janë paguar ngë kompania e lobimit Biniatta Trade, e cila ka lidhje të ngushta me Rusinë. Përfundimi i “Mother Jones” ishte i fortë e që nxiti hetime jo vetëm në SHBA, por edhe në Shqipëri.

“Përfundimi: Duket se subjektet e lidhura me Rusinë u futën fshehurazi në Shtetet e Bashkuara në mënyrë që të ndërhyjnë në zgjedhjet në Shqipëri”.

E pas kësaj entuziazmi përfshiu selinë rozë. Taulant Balla thotë me bindje se gjithçka e ka origjinën në Moskë.

Taulant Balla: 1 milion dollarë ka paguar Biniatta Trade për PD-në dhe për Lulzim Bashën. Investigimi i medias investigative “Mother Jones” tregon se pronarët e vërtetë të Biniatta Trade janë dy shtetas rus. Hipoteza e parë që për Lobimin e PD në Uashington nuk janë paguar nga vetë PD, por janë paguar nga Moska.

Hetimet nisën nga institucionet shqiptare, por dhe ato amerikane. Basha u shpreh i gatshëm të hetohet, por një vit gjithçka ishte në qetësi për këtë ngjarje, edhe pse hetimet vijonin.

Në kulmin e krizës politike, kur opozita është jashtë institucioneve dhe po proteston në rrugë sërish Taulant Balla na sjell dhe origjinën e protestës së opozitës.

Taulant Balla: Çfarë koincidence sot? Në të njëjtën orë 18.00 protesta u organizua në Tiranë, Beograd dhe Mal të Zi (në disa qytete). Në Shqipëri janë protesta të qarta të organizuara nga disa politikanë të korruptuar kundër Reformës së Drejtësisë, duke u përpjekur kështu  të dëmtojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Por Taulant Balla nuk ndalet. Në kulmin e krizës sërish i rikthehet hetimeve për Lulzim Bashën.

Taulant Balla: A është Lulzim Basha në një hetim për një kompani në Shqipëri në përfitim të sponsorizimeve nga komapni guack….

Madje numri një i grupit Kuvendor socialist ka arritur dhe në përfundime.

Taulant Balla: Në fund të këtij hetimi do të jetë dhe fundi politik i Lulzim Bashës dhe këtë e them me bindje.

financime monther jones ruse skandali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.