Vetëm pak kohë më parë publikoi projektin “Hajde”, një bashkëpunim me këngëtarin Muharrem Ahmeti dhe Enca bën të ditur se tashmë ka thyer rekordin.
Kënga e saj ka arritur 8 milionë shikime në YouTube dhe Enca e ndau këtë lajm me fansat e saj.
“HAJDEEEEE 8.000.000 (nga ato realet ) “, ka shkruar Enca, duke “thumbuar” kolegët.
Blerja e klikimeve është një fenomen mjaft i përhapur kudo në mesin e artistëve shqiptarë. Nuk e dimë se me kë e ka Enca.

