Në fakt Capital T nuk ka folur ndonjëherë për jetën e tij private, por një postim i tij i fundit ka çmendur ndjekësit e tij, ku në foto është një vajzë brune misterioze.
Ai nuk e ka zbuluar fytyrën e saj, por i ka bërë një dedikim mjaft romantik që na bëri akoma më shumë të dyshojmë për raportin e tyre. “I kam sytë te ti, je gjithçka që shoh”, ka shkruar Capital T. Ndoshta mund të jetë skenë e klipit të ri të tij, dhe tekst i këngës, por nuk përjashtohet as mundësia se ajo mund të jetë partnerja e tij, duke pasur parasysh se ai i ka fshehur fytyrën.
Shumë prej tyre i shkruajnë reperit që të publikojë emrin e vajzës dhe një foto me fytyrën e saj. “Meqë e ke emrin Trim bëhu trim e bëjë tag këtë çikën”, i shkruan një komentues. “Qënke dashuruar”, ia pret një tjetër.
Nuk e dimë nëse Capital T, emri i vërtetë i të cilit është Trim, të zbulojë diçka më shumë, por këtë ia lëmë kohës.