Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Reagon ashpër Artan Hoxha: Meta do mbahet mend si Presidenti që futi në vëllavrasje shqiptarët

13:52 / June 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta tha më 20 mars 2019 nga Pogradeci se ishte i gatshëm që për të shpëtuar Shqipërinë, do të vriste veten si ish-presidenti i Kilit, Salvador Allende.

Por në të vërtetë, me dekretin nr. 11199 të datës 10 qershor 2019, jo vetëm nuk sakrifikoi veten për të shpëtuar Shqipërinë, por po sakrifikon Shqipërinë për të shpëtuar veten.

Dekreti nr, 11199 me firmën e Metës do të mbahet mend si dekreti presidencial që futi në vëllavrasje shqiptarët.

Shqiptarë! Deri sa presidenti dhe kryeministri ta gjejnë sërish gjuhën për një drekë apo darkë ngjalash, qëndrojini larg konfliktit për pushtetin e atyre atje lart.

Jeta e çdo shqiptari, qytetari të thjeshtë, militanti politik, opozitari apo polici, është më e shtrenjtë se çdo karrige pushtetari të korruptuar në këtë vend…

Në pamje është sulmi që i është bërë sot ne orën 11:00, KZAZ nr 66 në qytetin e Çorovodës nga mbështetësit e LSI-së.

Zoti president, si bashkëpatriot nga e njëjta zonë, po të kujtoj se pjesa dërrmuese e atyre qytetarëve që kanë mësyrë sot pallatin e kulturës që mban emrin e një shqiptari të madh dhe skraparlliu patriot, heroit te kombit “Riza Cerova”, si dhe atyre gjithsej 20 policëve që ka komisariati i Skraparit, në mos janë kushërinjtë e tu apo të mitë, jane kushërinj apo kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

Skrapari dhe skraparllinjtë nuk të detyrohen asgjë, përveç se të kanë votuar që nga viti 1992 dhe të kanë mbështetur sa herë që gjithë të tjerët të kanë braktisur.

Ata bashkëpatriotë që i ja sulur pallatit të kulturës “Riza Cerova” me urdhrin tënd dhe në zbatim të dekretit tënd, nuk ka nevojë të ndezin dhe një zjarr tjetër në këtë Shqipëri të shkrumbuar tashmë nga elita politike e korruptuar deri në palcë…

Ndërsa i ke vënë flakën vendit për karrigen e pushtetit tënd apo të Ramës, sëpaku kurseja një zjarr më pak vendlindjes tënde, Skraparit….

Artan Hoxha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.