Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vendet e BE nuk mbajtën fjalën, Bushati: Të kapërcejmë ndasitë politike për procesin e anëtarësimit

14:21 / June 20, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati euronews
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qershorin e 2018 Bashkimi Evropian përcaktoi dhe kalendarin për ecurinë e procesit të negociatave me Shqipërinë duke vendosur dhe qershorin e 2019 si datë për çeljen e negociatave. Kjo nuk ndodhi, duke u shtyrë për në tetor, dhe për ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati kjo është mjaft zhgënjyese.

Në intervistën e mëngjesit për rubrikën “Good Morning Europe” në televizionin ndërkombëtar Euronews, ai thotë se shtetet anëtare nuk mbajtën premtimet për kalendarin e anëtarësimit.

“Është e qartë se ata nuk iu përmbajtën konkluzioneve të bëra në 2018”, tha ai. “Ishte në atë Këshill që u sigurua hapi drejt çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas të cilit qershor 2019 do të ishte momenti për të përcaktuar datën e fillimit të negociatave për anëtarësim”.

INTERVISTA E PLOTE E DITMIR BUSHATIT

GME: Si e shpjegoni shtyrjen e vendimit nga vendet e BE për celjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë?

Bushati: Unë do të doja të shprehja zhgënjimin tim ndaj vendeve anëtare të BE, të cilat nuk iu përmbajtën konkluzioneve te qershorit të vitit 2018, ku u përcaktua rruga për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në bazë të këtyre konkkuzioneve, qershori i vitit 2019 do të ishte momenti kur do vendosej data për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Është e qartë që pozicioni i disa vendeve anëtare po bëhet më i ftohtë, për të mos thënë armiqësor, për arsye të tyre të brendshme, në lidhje me poltikën e zgjerimit. Nga ana tjetër, unë dua të besoj se ne në Shqipëri do vijojmë me reformat, nuk do humbasim durimin dhe sidomos do të fokusohemi te reformat në lidhje me sundimin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar, vijimin e reformës në drejtësi. Si dhe cfarë është më e rëndësishme sot për sot, ne kemi nevojë të kapërcejmë ndasitë politike në mënyrë që të sigurojmë një mjedis të favorshëm politik për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

GME: Le të ndalemi te argumenti i Francës, sipas të cilit BE duhet të jetë më e fortë përpara se të perballet me sfida të reja sid he shqetësimit qe lidhet me sundimin e ligjit në Shqipëri. Si do i përgjigjeni?

Bushati: Unë mendoj se pozicioni i Francës mund të pajtohet lehtësisht me pozicionin tonë, sepse ne nuk po flasim për datën e anëtarësimit. Ne po flasim për fillimin e procesit i të anëtarësimit i cili do të jetë sfidues, i gjatë dhe i dhimbshëm për vende si Shqipëria. Është e vërtetë që cilësia e demokracisë dhe sundimi i ligjit në Shqipëri dhe në vende të tjera aspirante për në BE, është larg standardit të BE, por nga ana tjetër bisedimet e anëtarësimit janë e vetmja rrugë dhe i vetmi instrument nëpërmjet së ciles ne përmirësojmë standartet tona. Ndaj, besoj që ne kete proces, të dy qëndrimet, ai i Francës dhe i Shqipërisë mund të pajtohen.

GME: Nuk është vetëm proces i dhimbshëm, por dhe kryefjalë e disa protestave dhe demostratave që kemi parë në Shqipëri. Sa e dëmshme mund të jetë nëse do ketë një shtyrje tjetër?

Bushati: Unë besoj se protestat janë shprehje e demokracisë. Në disa raste ne shohim protesta dhe në vende tjera të BE. Nga ana tjetër, dhuna është dënuar dhe ka nevojë të dënohet. Mbi të gjitha, nga ata politikanë e forca politike që e kanë mbështetur atë si instrument. Mendoj se ka rëndësi të madhe që të gjitha forcat politike të tregojnë pëegjegjshmëri, sepse kur flasim për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kjo është një ceshtje kombëtare dhe prioritet kombëtar. Vetëm duke siguruar një mjedis politik mirëkuptues ne do të jemi të aftë të arrijmë, me shpresë, brenda vjeshtës, këtë qëllim madhor.

GME: A është kjo strategjia më e mirë për te bindur BE që të vijojë më procesin e anëtaresimit?

Bushati: Ne duhet të vijojmë reformat konsoliduese. Nuk ka vend për vetkënaqësi, megjithëse kemi jo pak arritje, sidomos kur bëhet fjalë për procesin transformues të reformës në drejtësi, pastrimin e gjyqësorit e prokurorisë, procesin e vettingut. Ne kemi shumë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, apo kulturën e pandeshkueshmërisë. Këto janë fenomene prezente në Ballkan dhe fatkeqsisht dhe në vende anëtare të BE-së që tashmë s’mund të konsiderohen të reja. Ne kemi ende për të bërë rreth nevojës për kompromis dhe konsensus politik në mënyrë që te mbeshtesim këto reforma që nuk fare të bëjnë as me të majtën apo të djathtën por janë parakusht i nevojshëm për sukses. Fatkeqsisht klima politike e ka penguar mundësinë e Shqipërisë për të lëvizur më shpejt drejt BE-së.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Salianji: Berisha s’ka kandidatë për 90% të bashkive, është barrë për opozitën

20:42 / November 20, 2026

Ambasada e SHBA-së mbështet projektin e Skavicës: Strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe rajonit

12:01 / November 20, 2026

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

10:59 / November 20, 2026

Zgjedhjet vendore 2027, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Kryeministri

10:09 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.