Opozita organizon sot protestën e nëntë kombëtare, e cila pritet të ketë mjaft zhvillime pas publikimeve të herë pas hershme të përgjmeve në Bild, nga dosjet 184 dhe 339 për shitblerjen e votave.
Këto ditë gjithashtu ka pasur tensione pranë KZAZ-ve të bashkive të djathta, ku një palë zbaton dekretin e Presidentit Meta dhe pala tjetër vendimin e KQZ-së. Në këto përplasje ka pasur edhe përdorim dhune. E pikërisht kësaj të fundit i stepen ndërkombëtarët, ku vetëm një ditë më parë ambasada amerikane bëri thirrje të rrefuzohet dhuna.
Lexo edhe- Ambasada Amerikane: Organizatorët të refuzojnë dhunën, SHBA duan atë që..
Ndërsa vetë kreu i Partisë Demokratike tha mbrëmjen e djeshme se është biseduar me shërbimet partnere dhe janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës.
“Nuk do të ketë asgjë që të kërcënojë një fije floku të qytetarit apo punonjësit e policisë së shtetit. Ne kemi marrë të gjitha masat për të identifikuar provokatorët. Edi Rama është në grahmat e tij dhe fundi i tij do të vendoset nesër në një protestë masive qytetare”, tha Basha në “Opinion”.
