Ergys Lubonja, i cili prej 20 vitesh punon në Top Channel mësohet të ketë dhënë dorëheqjen pas një debati me drejtuesit e televizionit.
Sipas ImaAlbania, mendohej të rikthehej pas katër vitesh “Summer Fest”, ku mikpritësit e këtij edicioni mendohej të ishin Nevina Shtylla dhe Flor Gjini, por ja që programi qënka anuluar.
Shkak për këtë është bërë mungesa e fondeve.
Kujtojmë se Lubonja ka më shumë se 20 vite që punon në këtë televizion dhe është regjisor i disa prej programeve më të suksesshme të Top Channel si “Big Brother”, “The Voice”, “Top Fest”, “Top Awards”,…

