Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Alarmi i Këshilli i Ambasadorëve : Konflikti ka marrë kurbë ngritje, nëse nuk ulet, përmasat të paparashikuara

18:15 / June 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama Ik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë në një deklaratë për mediat shprehet i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri.

Ata shprehen se konflikti politik ka marrë një kurbë ngritje, që nëse nuk ulet me shpejtësi, ka të gjitha gjasat të marrë përmasa dëshpërimisht të paparashikuara.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po ndjek me vëmendje situatën politike tejet të tensionuar në Shqipëri dhe shprehet i shqetësuar për mungesën e gjetjes së rrugës së dialogut politik midis aktorëve më të rëndësishëm në vend.

Në momentin kur vendi përballet me mundësinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE, si rruga e vetme për mbështetjen dhe çuarjen përpara të të gjitha reformave, konflikti politik ka marrë një kurbë ngritje, që nëse nuk ulet me shpejtësi, ka të gjitha gjasat të marrë përmasa dëshpërimisht të paparashikuara”.

Më tej në deklaratë thuhet se “gjatë periudhës 30 vjeçare të pluralizmit politik, Shqipëria ka kaluar disa herë në vorbull krizash me pasoja të rënda për vendin të cilat kanë ardhur si rezultat i mungesës së sjelljes demokratike të liderve politikë.

Të gjithë jemi dëshmitarë të rrëshqitjes disa herë në konflikte sociale e politike, ku fatkeqësisht është dashur vetëm ndërhyrja energjike e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e situatës”.

Sipas ambasadorëve kriza e ditëve të sotme po tregon një mungesë të maturimit politik si dhe po dëmton rëndë imazhin e Shqipërisë në botë.

“Kjo krizë e përsëritur po demonstron një mungesë të maturimit politik si dhe po dëmton rëndë imazhin e Shqipërisë në botë dhe besueshmërinë ndaj partnerëve të saj euroatlantikë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë bën thirrje për organizimin e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse, të lira dhe të ndershme, si e drejtë themelore e një vendi demokratik si dhe dënon me forcë, blerjet dhe trafikimin e votave që deformojnë vullnetin e qytetarëve Shqiptarë.

Apeli ynë është për dialog dhe kompromis të menjëhershëm, me qëllim vënien e interesit të qytetarit në qëndër të çdo akti politik dhe interesi i vendit të jetë mbi çdo interes tjetër partiak.

Ne shpresojmë se forca e arsyes dhe jo arsyeja e forcës do triumfojë. Nuk kemi kohë për të humbur, ashtu siç nuk kemi asnjë nevojë të kthehemi e të bëjmë hapa pas apo të cënojmë pluralizmin politik. Sakrificat e mëdha për ta arritur atë nuk n’a lejojnë kurrësesi ta vemë në pikëpyetje”, thuhet nw reagimin e tyre.

Këshilli i Ambasadorëve tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.