Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rama: Brenda mandatit fillon ndërtimi i aeroportit në Sarandë

18:14 / June 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 6 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i vendit, Edi Rama, vijon takimin elektoral për zgjedhjet vendore të 30 qershorit në zonën e Finiqit. Në fjalën e tij, shefi i qeverisë premtoi para banorëve të kësaj zone se brenda mandatit të ri do të fillojë puna për ndërtimin e aeroportit të Sarandës.

Shefi i qeverisë Edi Rama tha se qeveria do të investohet me vullnet të madh për të zgjidhur problemin e pronave, shqetësim ky, që u ngrit edhe nga kandidati për bashkinë e Finiqit. Mes tjerash, Rama tha se qeveria ka bërë edhe gabime, por shtoi se kanë qenë të paqëllimta.

“Kam ardhur në Finiq për të dhënë dhe për të kërkuar mbështetje. Punët e bëra nuk mjaftojnë, por kjo do të thotë se mjafton një krahasim i thjeshtë mes punëve të bëra në këto katër vite me punët e viteve të tjera. Kandidati ynë është një kandidat ndryshe nga të tjerët. Është një kandidat që nuk është anëtar i PS, por drejton një grupim tjetër, një grupim bio të minoritetit, me të cilin kemi patur marrëdhënie pozitive. Për më tepër nëse do të kishte shkëlqyer në drejtimin e bashkisë dhe do të na kishe lënë pa gojë me punë e tij të mrekullueshme, mbase edhe mund të thoshim se i ramë në qafë.

Ne i pranojmë sfidat. Më mirë ky sesa Luli dhe fallxhorja. Ky është një shkallë më lart se ata, se ta paktën ky ka dalë përpara dhe nuk po na vjen nga mbrapa me gurë dhe mallkime. Në 30 qershor, ky duhet të marrë një përgjigje. Vota i duhet dhënë Kristaqit, sepse është njeriu dhe kandidati i duhur. Ju siguroj se në katër vite të ardhshme do bëjmë më shumë për Finiqin.

Unë shpresoj se ky të mos dalë nga rruga e Zotit. Që çështjet e pronave të zgjidhen përfundimisht. Nuk kemi mundësi të bëjmë gjithçka ata që duam. Nuk mund të mohojmë se kemi bërë aq sa duhet, por kemi bërë edhe gabime dhe punë të kritikueshme. Gabimet tona nuk janë bërë mbi kurriz të qytetarëve. Ne e kemi filluar punën për aeroportin e Sarandës. Brenda mandatit të ri, këtu aeroporti do të ketë nisur nga puna në një kantier real. Më mirë të na doni më shumë të përfundojmë para afatit se sa të rrudhni buzët kur bëhet jashtë afatit”-tha Rama.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Qiratë në Gjermani shtrenjtohen ndjeshëm, oferta e banesave tkurret

17:59 / July 21, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.