Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Bashkitë e drejtuara nga PD dhe LSI janë kthyer në çeta”- Rama në Përmet: Ka mbaruar koha kur socialistët bëjnë 1 mm mbrapa

11:06 / June 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramama1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i konsideroi kryebashkiakët e opozitës si çeta që dalin rrugëve. Gjatë një takimi elektoral në Përmet, kryeministri tha se djegia e mandateve u rishfaq në Shqipëri pas rreth 80 vjetësh që kurse ky fenomen u regjistrua në Itali në vitin 1942.

Rama: Bashkitë e drejtuara prej atyre janë katandisur në çeta prej 50 vetash që nuk dinë ku e kanë kokën dhe ku çojnë këmbët. Mjafton të krahasoni Vlorën me Shkodrën që drejtohet prej tyre, e cila është një nga pikat e rëndësishme të shqiptarisë ka mbetur mbrapa. Këtu në Përmet ne kemi pasur të gjithë vullnetit për të mbështetur çdo projekt të kryetarit të Bashkisë.

Ata që sot duhet të ishin para jush siç jemi ne, kanë ikur nga gara dhe kanë ndërmarrë ofensivën më të turpshme, më të dëshpëruar, kundër vetë zgjedhjeve, kundër jush.

Janë vendosur t’ia nxinë jetën këtij populli duke tundur idetë se do të rikthehen ditët e kiametit.

Që nga Italia e 1942 kur ndodhi djegia e mandateve, rishfaqet fenomeni i djegies së mandateve. Në vend që të qëndronin në Parlament që të jenë zëri i atyre që nuk e duan qeverinë, i dogjën mandatet dhe thanë do të futemi në mes të popullit.

Zgjedhjet në 30 qershor nuk janë të miat, janë të popullit. Nuk i kam caktuar unë më 30 qershor, i cakton Kushtetuta.

Koha kur socialistët merreshin në resht si çeta ka mbaruar. Është një Parti Socialiste që ta kthen si ta duash. Kohë që socialistet të bëjnë një milimetër mbrapa nuk ndodh më kurrë. Mirë Saliu, por edhe Luli u mësua.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton automjetet

08:32 / July 22, 2026

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.