Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtojë ankesa të partive jashtë procesit”/ Ish-ministri: Rruga që duhet ndjekur…

15:36 / June 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kolegji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa Kolegji Zgjedhor pritet të shqyrtojë të hënën e 24 qershorit shqyrtimin e partisë së drejtuar nga Idajet Beqiri për t’u çregjistruar për pjesëmarrje në zgjedhke, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se ky Kolegj nuk mund të shqyrtojë ankesa të subjekteve politike jashtë procesit zgjedhor.

Sipas tij, formalisht, nuk ka proces zgjedhor pa dekretit të Presidentit, duke shtuar se vendimin e kreut të shtetit e ndalon vetëm Gjykata Kushtetuese.

Reagimi i plotë i Manjanit:

Sqarim: Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtojë ankesa të subjekteve politike jashtë procesit zgjedhor.

Formalisht pas Dekretit të Presidentit ne nuk jemi në proces zgjedhor. Ndaj debati ka apo jo të drejtë një subjekt të largohet apo të rrijë në zgjedhje nuk ekziston përsa kohë që s’ka zgjedhje.

Në të shkuarën janë shqyrtuar kërkesa të tilla, por gjithnjë brenda një proçesi apo periudhe zgjedhore.

Rasti këtë radhë nuk është njësoj, sepse formalisht jemi jashtë proçesit.

Fakt është se nuk ka ende një datë zgjedhjesh. Fakt është gjithashtu se dekreti për anulimin e zgjedhjeve është në fuqi.

Fakt është se fuqinë e këtij dekreti e anulon ose vetë Presidenti ose Gjykata Kushtetuese.

Përsa kohë dekreti është në fuqi, Kolegji Zgjedhor nuk ka juridiksion të shqyrtojë mosmarrëveshje që lidhen me një proçes inekzistent.

Nga ana tjetër Kolegji nuk ka fuqi ligjore të bëjë ekzistent një proçes të tillë, qoftë dhe indirekt siç pretendon partia në pushtet.

Pra duke pranuar gjykimin e kërkesës së zotit Idajet Beqiri kundër KQZ, Kolegji gabon sepse së pari ajo mosmarrëveshje nuk lidhet me një proces zgjedhor legjitim dhe, së dyti indirekt merr një kompetencë të Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se mund të mos shprehet për legjitimitetin e dekretit.

Ndaj rruga e vetme e ligjshme është pushimi i gjykimit të çështjes.

Ose nëse duan ta gjykojnë, do duhet ta pezullojnë gjykimin dhe ti kërkojnë Gjykatës Kushtetuese interpretimin përfundimtar është apo jo Kushtetues Dekreti i Presidentit.

Vetëm kështu mund të shqyrtohet ajo çështje në mënyre korrekte sipas ligjit.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026

Tragjedi gjatë natës në Himarë, elektricisti rrëzohet nga shtylla elektrike dhe humb jetën

11:01 / July 22, 2026

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.