Kolegji Zgjedhor ka dhënë tashmë një vendim që automatikisht rrëzon dekretin e kreut të shtetit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke rrëzuar kërkesën e PUK për çregjistrim nga zgjedhjet.
Por vetë Meta nuk ka reaguar për këtë vendim, pasi ka qenë zëdhënësi i tij që e ka quajtur një skeç të radhës të organizuar.
Burime nga presidenca bëjnë të ditur për tirananews.al se kreu i shtetit do të japë një konferencë të martën në orën 08.00, ku pritet të flasë për këtë vendim dhe për krizën politike në vend. Mbetet për tu parë se çfarë ka për të thënë Presidenti, teksa kjo është java e fundit e fushatës zgjedhore dhe këto ditë pritet të ketë mjaft zhvillime në skenën politike shqiptare.
