Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Mercedes heq nga qarkullimi mijëra makina

18:57 / June 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mercedes26
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Organet zyrtare tërheqin nga qarkullimi mijëra Mercedesë me naftë. Prodhuesi i makinave Mercedes mendohet të ketë instaluar një aparaturë fikjeje. Daimleri i mohon akuzat.

60 mijë makina me naftë janë të prekura nga tërheqja e detyruar nga qarkullimi. Nga tërheqja zyrtare e komunikuar nga Zyra Federale e Automjeteve bëhet fjalë për vetura të modelit “Mercedes-Benz GLK 220 CDI”, të prodhuara në intervalin kohor midis viteve 2012 dhe 2015. Një zëdhënës i koncernit Daimler e konfirmoi këtë njoftim të botuar në “Bild am Sonntag”.

Prodhuesi i automjeteve akuzohet të ketë montuar në fuori stradat sportive me naftë me një normë gazrash Euro-5, një aparaturë ilegale që manipulon kuotat e emetimit. Daimleri nuk e pranon këtë akuzë dhe zëdhënësi thotë se kompania do të kërkojë mbrojtje juridike.

A janë të prekura edhe modele të tjera?

Sipas informacionit të “Bild am Sonntag”, zyra federale do të shtrijë hetimet kundër Damlerit, sepse softwari manipulues mund të gjendet edhe në modele të tjera. Zëdhënësi i prodhuesit të makinave tha, se ka kontakte midis kompanisë dhe zyrtarëve rreth kësaj teme.

Dyshimi kundrejt modelit “GLK 220 CDI” u bë publik në Prill. Atëhere u tha se zyra federale qysh në vjeshtë të vitit 2018 kishte njoftime për një software të dyshimtë në motorin “OM651”, që mundësonte të ulte vlerat e gazrave të prodhuara me anën e një programi kompjuterik. Kjo gjë ishte e mundur vetëm në stacionin e testimit, por jo në trafikun e përditshëm. Për këtë arsye zyra federale ka nisur hetimet kundër Daimlerit me seanca dëgjimore qysh në Prill këtij viti. Kompania deklaroi në atë kohë, se do të bashkëpunonte me zyrën federale në mënyrë gjithëpërfshirëse për të sqaruar çështjen në fjalë/DW.

Daimleri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Microsoft: Të gjitha shërbimet tona tashmë janë funksionale

13:50 / November 14, 2026

Miliona njerëz pa akses në email, probleme me Outlook në të gjithë botën

20:18 / November 12, 2026

Meta përdor inteligjencën artificiale për t’i zbuluar adoleshentët që gënjejnë për moshën

23:00 / November 11, 2026

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

20:39 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.