Një tjetër prurje e re në qeverinë “Rama” ishte edhe ajo e Elva Margaritit, e cila prej fillimit të këtij viti mban pozicionin e ministrit të Kulturës, duke zëvendësuar Mirela Kumbaron. Margariti ashtu si shumica e kolegëve të saj të rinj vjen nga fusha e jopublike, ndërsa më parë me përjashtim të një kohe fare të shkurtër, ajo ka kryer aktivitete private në fushën arkitekturës dhe të biznesit privat.
Pasuria e saj e deklaruar në ILDKPI përbëhet nga një shtëpi 103 m2 me vlerë 110.000 euro, me vendndodhje në qytetin e Durrësit, një automjet tip “Volvo” me vlerë 8.000 euro dhe një llogari rrjedhëse në vlerë 1.000 euro. Ndërsa si të ardhura, ajo ka deklaruar ato nga punësimi në sektorin privat dhe si e vetëpunësuar.
Më konkretisht, Margariti ka deklaruar të ardhura nga punësimi si koordinatore didaktike në një universitet privat në shumën 3.900 euro, të ardhura nga ushtrimi i profesionit si arkitekte e licencuar dhe e vetëpunësuar në Itali në shumë 9.500. Ndërkohë që për blerjen e apartamentit ajo ka deklaruar marrjen e një huaje prej 110 mijë euro. Ndërsa bashkëshorti i saj deklaron se është bashkëpronar me 50 për qind të aksioneve i “Home&Decor”, me vlerë 100.000 euro.
Elva Margariti
Apartament me sipërfaqe 103 m2 në Durrës me vlerë 110.000 euro.
Automjet marka “Volvo” me vlerë 8.000 euro.
Llogari rrjedhëse në vlerë 1.000 euro.
Të ardhura nga punësimi si koordinatore didaktike në një universitet privat në shumën 3.900 euro.
Të ardhura nga ushtrimi i profesionit si arkitekte e licencuar dhe e vetëpunësuar në Itali në shumë 9.500.
Hua për blerje apartamenti në Durrës, në shumën 110.000 euro.
Artan Asllani (bashkëshorti)
Pronar 50% i “Home&Décor” me vlerë 100.000 euro.
Të ardhura nga paga si administrator i kompanisë në vlerën 3.500 euro.
Të ardhura nga qiraja në vlerën 3.300 euro.
