Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lubonja këshillon Metën: Jep dorëheqjen dhe organizo njerëzit në rrugë

21:16 / June 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta lubonja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fatos Lubonja është i mendimit se se Ilir Meta nuk duhet të bëjë më ekuilibruesin, por të dorëhiqet nga posti i presidentit.

Duke komentuar në “Nwës 24”, vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor që e hodhi poshtë dekretin presidencial për anullimit e 30 qershorit, Lubonja theksoi se nuk ka mjet tjetër përpos forcës fizike për të kundërshtuar logjikën e shtetit të forcës që nuk pranon arsye.

“Presidentin është “duke e ngrënë ujku”, si të gjithë neve dhe është mirë që ai të mos bëjë sikur nuk e kupton këtë.

Më mirë Meta ta lërë Presidencën dhe të dalë në krye të LSI-së dhe të organizojë njerëzit.

Për mua nuk ka rrugë tjetër, me këtë qëndrim që po mban Edi Rama.

Duhet ballafaqim për t’u treguar këtyre që mendojnë se kanë forcë për t’u thënë prit një herë se edhe këtej ka forcë, pasi rastet e fundit tregojnë se në këtë vend nuk ka forcë ligji.

Ku ka forcë ligji dhe të gjithë janë nën ligjin që e siguron drejtësia, Gjykata Kushtetuese.

Kur s’ka forcë ligji, është forca fizike, ose forca e popullit që reagon” argumentoi ai.

Sipas tij, “Dibra ishte shumë e qartë si provë e pa ekuivok se këtu kemi gjithë aktorët kryesor të përfshirë në një grabitje të votës së qytetarëve” prandaj ky regjim që po instalohet duhet përballuar vetëm me rrugën e forcës.

Përdorimi i kësaj force justifikon çdo kënd që nuk i ka mbetur më asnjë shpresë:

“Kur ti ke kapur policinë, ku shefat e tu të policisë, siç ishte ai i Dibrës, janë njëkohësisht edhe trafikantë droge që mbjellin hashash dhe shpërndajnë, kur ti ke kapur drejtësinë që mbyll sytë përpara këtyre gjërave, kur ke minister rendi Sandër Lleshin, një njeri që nuk ka pikën e koshiencës intelektuale” njeriu nuk ka rrugë tjetër tha ai.

Në emër të kësaj logjike sipas Lubonjës edhe presidenti Meta duhet të heqë dorë nga rroli i arbitrit instucional, për rrëzimin e Ramës, që duhet të ketë “fundin e sigurt të një diktatori të neveritshëm”.

Fatos Lubonja Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026

Protesta para Kryeministrisë, arrestohen 14 persona pas përplasjeve me policinë

11:27 / September 2, 2026

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.