Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Na kurseni kohën me ultimatume të kota”/ Kryebashkiakët e opozitës të vendosur, ja çfarë i kërkojnë KQZ-së

10:08 / June 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kuti votimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i bashkisë së Çorovodës, Nesim Spahiu në një tjetër letër drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, teksa ka përsëritur qëndrimin për moslejimin e KZAZ-ve në zbatim të dekretit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve, i bën me dijeni institucionit se kanë anuluar edhe vendimin për vendndodhjen e Qendrave të Votimit.

“Kam shfuqizuar/anuluar aktin administrativ me të cilin kam caktuar vendndodhjen e Qendrave të Votimit (QV) në territorin e bashkisë. Në ambientet ku ishin planifikuar të vendoseshin QV- që janë në pronësi/administrim të njësisë së qeverisjes vendore, nuk do të lejohet vendosja e asnjë materiali zgjedhor. Ato do të ruhen me punonjës të strukturave të njësisë së qeverisjes vendore, që kanë përgjegjësinë për të mos lejuar hapjen e tyre pa autorizim paraprak nga Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore. Në datën 29-30 Qershor 2019, këto ambiente do të jenë në dispozicion të qytetarëve për aktivitete të ndryshme artistike, kulturore dhe letrare, që do të organizohen nga njësia e qeverisjes vendore, apo për tubime që do të organizohen në përputhje me të drejtën kushtetuese të lirisë së tubimit, sipas nenit 47 të Kushtetutës”, thuhet në letrën e kryebashkiakut të Çorovodës, Nesim Spahiu drejtuar KQZ-së, dhe për dijeni komisariatit të policisë Skrapar dhe misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR.

Krahas kësaj, kryebashkiaku bën të ditur se ka anuluar edhe aktin administrativ që i ka dërguar KQZ-së për vendndodhjen e qendrave të votimit në ambiente private, që nuk janë në pronësi apo administrim të njësisë vendore, si dhe do të njoftojnë pronarët e ligjshëm të këtyre ambienteve për këtë vendim.

Gjithashtu është anuluar dhe lista e zgjedhësve që i është dërguar KZAZ-së, “në kohën kur Dekreti i Presidentit të Republikës ishte në fuqi për organizimin e zgjedhjeve në 30 Qershor”.

Ne te njejten linje i kane derguar shkrese dhe disa kryebashkiake te tjere qe drejtohen nga opozita.

LETRA E PLOTË E KRYEBASHKIAKUT TË SKRAPARIT, NESIM SPAHIU

  • letra nesimi 1
  • letra nesimi 3
  • letra nesimi 2

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Salianji: Berisha s’ka kandidatë për 90% të bashkive, është barrë për opozitën

20:42 / November 20, 2026

Ambasada e SHBA-së mbështet projektin e Skavicës: Strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe rajonit

12:01 / November 20, 2026

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

10:59 / November 20, 2026

Zgjedhjet vendore 2027, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Kryeministri

10:09 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.