Pas një konflikti me njëri-tjetrin, 56-vjeçari Lavdish Sulo ka goditur me levë hekuri bashkëshorten e tij, Laureta Sulo 44 vjeçe.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe në Vlorë rreth orës 12.52 të kësaj të marte. Gruaja u dërgua në spital për ndihmë mjekësore por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të mara. Sipas njoftimi të spitalit, ajo ndërroi jetë rreth orës 13.30.
Autori i ngjarjes është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes së rëndë.
NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISE
Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.
E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.
