Pas padisë së kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarit gjerman Peter Tiede, që publikoi përgjimet në të përditshmen gjermane Bild, vjen edhe reagimi i tij.
Peter Tiede ka komentuar në Twitterin e Ramëë dhe e pyet: Për çfarë më akuzoni? Më akuzoni për publikimin e së vërtetës?
Statusi i Rames
“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije.“ -shkruan Rama në twitter.
