Ka nisur protesta e PD në Kukës kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama i cili vijon fushatën elektorale. Në Bashkinë e Kukësit Rama do prezantojë kandidatin socialist për kryetar bashkie, Safet Gjici.
Protestuesit e opozitës kanë marshuar në këmbë nga sheshi “Skënderbej” në qendër të Kukësit në drejtim të aeroportit.
Kordoni i policisë që qëndronte vetëm pak metra larg aeroportit të Kukësit është thyer dhe e lënduar ka mbetur një grua.
Sipas tij e lënduara është gruaja e martirit të demokracisë, Havzi Nela.