Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Strategjia që do zgjedh opozita në 30 qershor

22:45 / June 25, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
LORENC VANGJELI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pyetja më e madhe që bëhet këto ditë është se çfarë do të ndodh në 30 qershor? Në orët e fundit ka patur një qëndrim ndryshe të kreut të PD-së, i cili bëri thirrje për braktisje të votimeve të dielën.  Analistët kanë mendime të ndryshme për atë që do të ndodh të dielën duke argumentuar dhe strategjinë e opozitës.

Mark Marku: Braktisja, për deri sa kundërshtari po bën fushatë për pjesëmarrje kjo është një mënyrë. Gjëja që unë shikoj është që situata është e tensionuar, në raste të kësaj natyre mjafton një sekondë. Irritomi i njerëzve mendoj që është shumë i madh, sidomos pas publikimit të përgjimeve të Bild. Jemi para një situatë të jashtëzakonshme, me sa shikohet Rama nuk jep asnjë shenjë për reflektim. Ne jemi në situatën më kritike. Unë personalisht nuk jap tip që do dilja, që të pengoja dikë që të votonte nuk mund ti them tjetrit bëj këtë apo bëj atë. Aty ku shteti nuk ekziston, ku votat janë vjedhur ekziston e gjithë e drejta e qytetarëve për të reaguar në çdo lloj forme të mundshme. Është fare e qartë që Rama është jashtë kontrollit, sa më shumë shkon më marrëzinë e vetë aq më pak ka mundësi të kthehet. Strategjia më e mirë është të mos shkosh aty ku kërkon kundërshtari. Këto janë zgjedhje të paligjshme juridikisht. KQZ është më 4 anëtarë të PS. Ne jemi në prag të konfliktit civil, shumica e qytetarëve të dalin dhe të deklarojnë që jemi kundër Ramës.

Anila Basha: Është shtuar presioni i ndërkombëtarëve. Kemi dhe detaje, për shembull ajo letër që qarkulloi ditën e djeshme që kishte porosi për strukturat e PD-së sot u tha se nuk kishte dalë nga PD. Opozita ka qenë shumë e qartë për të mos lejuar votime, në këto ditët e fundit ka thënë që do të bojkotojë votimet.

Lorenc Vangjeli: Është një lajm i mirë. Si një nga lajmet e rralla që shkon në favor të paqes. Zoti Basha ka bërë të vetmin veprim të logjikshëm. Akt politik brenda kornizave të sistemit të demokracisë. Basha në këtë rast ndryshon strategjinë e tij, e kupton që do jetë ai i përvëluari nëse bllokon zgjedhjet me dhunë. Bojkoti është vlerë e vërtetë, dhe dhëntë Zoti vazhdoftë deri në fund kështu. Zgjedhjet kanë dy momente legjitimitetin e tyre politik, siç kanë dhe legjitimitetin e tyre moral. Nëse mund të jetë dhe 25 përqind pastaj… Sot ky është akt politik. Kjo është rrjedhojë e presionit të shtuar ndërkombëtar. Sot paqja sociale në Shqipëri varet vetëm tek një çengel, tek faktori ndërkombëtar. Tek këta që në kemi këtu na ka marrë lumi.

Artan Hoxha: Kemi një dekret presidencial që i deklaron të paligjshme. Opozita është një institucion dhe po bën çka në dorë të kundërshtojë një situatë të paligjshme, me mjete ligjore. Opozitën nuk e ka lënë mendja që të dalë një demokrat e t’i thotë komshiut të vetë mos shko e voto se të vras. Nuk ka për të penguar njeri dhe s’ka pas ndonjë politikë të opozitës si institucion të thotë do pengoj të hedhin votën. / Opinion.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.