Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Grushta mes Blushit e Alban Jahos, filmohet nga kamerat e restorantit

11:09 / June 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ben blushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një darkë që u kthye në një sherr me thyerje gotash e pjatash ka qenë ajo mes ish administratorit të Digitalb, Alban Jahos dhe drejtorit të Top Channel, Ben Blushi.

Siç raporton Newsbomb, ata kanë qenë duke darkuar në shoqërinë e pronarit të tv Klan, Aleksandër Frangaj dhe biznesmenit Samir Mane. Të pranishmit në restorant nuk e kuptuan se si nisi sherri por u trembën teksa konflikti degjeneroi dhe në thyerjen e gjithçkaje që ndodhej në tavolinë, aq sa dikush prej tyre ka lajmëruar edhe policinë.

Dëshmitarët në restorant tregojnë se në një moment të caktuar, gota e pjata kanë fluturuar në drejtim të dy palëve, ndërkohë që dy biznesmenët Frangaj e Mane kanë dashur të shuajnë sherrin. Deri në orën 01:00 pas mesnate, edhe vetë prokurorët kanë qenë në vendngjarje, por pa shoqëruar asnjë prej tyre.

Dëshmitarët nuk kanë dëgjuar sesi ka filluar sherri mes Blushit dhe Jahos, por dihet tashmë, se pas ardhjes së Ben Blushit si drejtor në TCH, Alban Jaho u shkarkua nga administrator i Digitalb.

Ndoshta takimi mes tyre mund të ketë qenë për pajtimin e palëve. Që siç duket, nuk ka rezultuar e suksesshme. Asnjëri nga palët nuk është shoqëruar në polici, por sherri i madh prej disa minutash, është filmuar edhe nga kamerat e restorant Padam, që sipas informacioneve, janë marrë edhe nga policia.

Ben Blushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.