Aksioni opozitar do të kulmojë më 30 qershor që do të jetë një ditë protestash në të gjithë vendin. Burime nga selia blu bëjnë t ëditur se protesta do të ketë në të 61 bashkitë e vendit, sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve.
“Ditët e ardhshme, duke kulmuar me 30 Qershor dhe pas kësaj date, do të jenë ditë protestash në të gjithë vendin. Opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme”-bejne me dije burime nga PD.
Mesohet se gjithcka do te jete ne bashkepunim me bashkëpunim me Aleancën Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë.
“Partia Demokratike dhe aleatët e Opozitës së Bashkuar kanë njoftuar protesta në të gjitha bashkitë kundër votimeve njëpartiake, në kundërshtim me Kushtetutën. Protestat vene ne dukje bashkepunimin e Edi Ramës me bandat e drogës dhe krimit të organizuar. Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve”- bejne me dije burimet.
