Nis lundrimin anija e parë turistike ne Durres, duke shtuar kapacitet për turistët që vizitojnë Shqipërinë turistike. “Është pak e habitshme pse kaq vonë, por mbase edhe sot që kemi anijen e parë kuptojmë që sa probleme kemi me këtë fushë, me këtë biznes, me rregullat sesi lundrohet, ku parkohet, cilat janë lehtësirat që duhet të marrin këta investitorë përsa i përket menaxhimit më të thjeshtë të këtyre anijeve turistike dhe të mos ngatërrohen me problematikat që kanë biznesi i jahteve apo gjërave që kalojnë kufirin. Pra ka problematika të cilat ne duhet t’i zgjidhim të gjithë së bashku. Por unë më shumë se kaq dhe prandaj kërkuam ta realizojmë këtu në mes të detit një takim me të gjithë ju, investitorët e hoteleve të bregdetit të Durrësit dhe më gjerë se kaq, me të gjithë kryetarët e shoqatave që shumë faleminderit që jemi bashkë këtu për të hapur një debat të ri në vendin tonë që ka të bëjë me turizmin e detit”, tha ministri Klosi. Nga Durrësi, në një udhëtim simbolik me anijen e parë turistike në rajonin bregdetar të Durrësit, ministri i bëri thirrje komunitetit të biznesit të investojë për krijimin e një industrie të re në hoteleri, që është industria e detit. “Të shikojmë me shpejtësi politika të reja për detin dhe të kemi mundësinë që te krijojmë një biznes që padyshim t’i afrohet Shqipërisë dhe ne të jemi pionerët dhe ta ndërtojmë së bashku me rregulla të reja, me parime të reja, me norma të reja, dhe natyrisht me më shumë biznes për ju. Mbase ai agresiviteti i Vlorës do të vijë edhe në Durrës që të shtohen anijet. Ne Vlorë vjet ka pasur 2 anije, sivjet ka 27 anije dhe kjo është një çmenduri dhe shpresojmë që ky biznes do të fillojë edhe në Durrës me shpejtësi”, tha ministri Klosi.
Postime te ngjashme
Add A Comment
