Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Në prag zgjedhjesh, Patozi ftesë çdo shqiptari: Voto bindjen tënde më 30 qershor

17:07 / June 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Patozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
 

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi fton shqiptarët që të votojnë për partinë e tij më 30 qershor.
 
Me anë të një mesazhi përmes videos dhe shkrimit të shpërndarë në rrjetin social “Facebook” Patosi thotë së partia që ai po drejton dhe shqiptarët nuk kanë asnjë përgjegjësi për sa po ndodh.
 
Postimi i plotë i Astrit Patozit
 
VOTO BINDJEN TËNDE MË 30 QERSHOR!
 
Ka vetëm një mënyrë për ta shprehur refuzimin tënd për këtë qeveri. Për të marrë hak ndaj korrupsionit, arrogancës dhe karshillëkut të “Rilindjes”.
 
Ka vetëm një mundësi për ta shprehur mospranimin tënd ndaj kësaj politike të shëmtuar sherresh dhe pazaresh të pista, ku të njëjtët personazhe të konsumuar, veçse ndërrojnë rolet prej 30 vjetësh.
 
Mos e shiko atdheun me syzet e atyre që ta paraqesin si parajsë, vetëm se ata i kanë hipur kalit të pushtetit, por, as atyre të tjerëve, që thonë se jemi në skëterrë, vetëm sepse ata kanë zbritur nga kali.
 
Shqipëria normale nuk ka asnjë lidhje me thirrjet dhe kërcënimet e tyre.
 
Ka vetëm një mundësi që të mos e presësh nga qielli drejtësinë e munguar dhe ndryshimin.
 
Mos iu bind atyre që të ftojnë për të shkuar në një festë me lugë të zbrazët dhe, as të tjerëve që të ndjellin t’i vesh flakën shtëpisë tënde. Secili e bën për hallin e vet, që nuk ka asnjë lidhje me tëndin.
 
Ka vetëm një mënyrë për t’i ndëshkuar ata që e kanë shkaktuar; në mes të kësaj marrëzie mëkatarësh, ndiq zërin e ftohtë të arsyes.
 
Ne nuk kemi asnjë përgjegjësi për sa po ndodh, por përmes teje duam të marrim të gjitha përgjegjësitë për një të ardhme tjetër për Shqipërinë.
 
Voto BINDJEN tënde më 30 qershor.
 
 
 

 
 
https://www.facebook.com/Astrit.Patozi/videos/376345803011455/?t=0
 




 

 




 




 




 




 




 




 




 




 




 




 




 
 
 
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.