Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet / Meta bën thirrje për dialog dhe paralajmëron ndërkombëtarët: Do mbani përgjegjësi

17:52 / June 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 5 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë takimit me ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó kishte një mesazh të fortë për ndërkombëtarët. Pasi ripërsëriti thirrjen për reflektim dhe dialog të palëve, konkretisht kryeministrit dhe kryetarit të PD-së, kreu i shtetit tha se cdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane, ndërsa paralajmëroi ata që sipas tij i kontribuojnë këtij skenari, të jashtëm dhe të brendshëm. 

“Palët duhet të reflektojnë sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës. Shqipëria të rikthehet në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor. Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane. Aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar” tha ai.

SHBA dhe Brukseli kanë kërkuar të respektohet dhe mbrohet integriteti i procesit zgjedhor të 30 Qershorit, që Meta e ka anuluar duke e cilësuar si imagjinar, ndërsa shumica shprehet e vendosur për zhvillimin e tyre. Referuar marrëdhënieve me Hungarinë, gjatë takimit me ministrin Péter Szijjártó, Presidenti shqiptar tha “Vlerësoj marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Hungarisë. Çmoj mbështetjen e sinqertë të Hungarisë në procesin e integrimit europian. Me rëndësi zbatimi i të gjitha prioriteteve që kushtëzojnë një vendim pozitiv të Këshillit Evropian” deklaroi ai

Meta Nderkombetaret tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.