Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dërguar sot një shkresë zyrtare Kryeministrit Rama, ku i kërkon takim nesër, 27 qershor. Në letër thuhet se Meta e prêt Kryeministrin në takim nga ora 05:00 e mëngjesit e deri në 13:00 të mesditës. Në përgjigjen e tij, Rama shkruan: “Jam i zënë me fushatën se kemi zgjedhje”. Letra që është dërguar në rrugë zyrtare u bë publike nga vetë z. Rama bashkë me përgjigjen për Presidentin.


