Ambasada amerikane ka paralajmëruar qytetarët e saj për situatën në Shqipëri këto ditë, teksa do të mbahen dhe zgjedhjet lokale.
“Shqipëria do të mbajë zgjedhje në çdo bashki më 30 qershor 2019”, thotë ambasada, duke shtuar se votimet janë planifikuar prej orës 07.00 të mëngjesit deri në orën 19.00. “Numërimi do të pasojë në qendrat e numërimit dhe mund të zgjasë deri në disa ditë në disa bashki. Incidentet e kohëve të fundit të lokalizuara të dhunës kanë vënë në shënjestër zyrtarët e zgjedhjeve dhe materialet e votimit, duke ngritur perspektivën e dhunës shtesë ose shqetësimeve të tjera në ditën e zgjedhjeve, në ditët që i paraprijnë dhe përmes numërimit të votave në qendrat e numërimit”, vijon njoftimi i ambasadës së SHBA.
Ajo i kërkon qytetarëve të saj të jenë vigjilent, dhe të shmangin zonat ku mund të shfaqet dhuna si dhe të monitorojnë mediat lokale.
