Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Tjetër gjë Monika, tjetër gjë Republika”, Meta i përgjigjet “filxhanit” të Ramës

14:52 / June 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i shtetit Ilir Meta teksa bëri të ditur se ka vendosur të dekretojë si datë të zgjedhjeve lokale 13 tetorin 2019, i është përgjigjur dhe akuzave të kryeministrit se këshillohet nga “filxhani”i Monikës, bashkëshortes së Presidentit në krye të LSI-së.

Meta tha se Monikën e ka gjetur në partinë që drejton Rama sot dhe se di të ndajë anën shpirtërore nga ajo institucionale. “Monikën e kam gjetur në partinë që drejton sot Rama. Po rëndësi kanë detyrat që kam patur. Di të ndaj anën shpirtërore dhe familjare nga anët shtetërore dhe institucionale. Për mua është tjetër gjë Monika dhe tjetër gjë Republika”, tha Meta.

Ai theksoi se po bën maksimumin që të evitojë një konflikt jo vetëm politik dhe institucional po dhe social.

Ilir Meta thotë se nuk do largimin e kryeministrit Edi Rama nga posti që mban, por rreflektimin e tij.

Presidenti siguron se nuk ka asnjë lidhje me opozitën dhe se është krejtësisht mbi palët.

Ndërkohë, Meta bën një përjashtim ku nënvizon se ka dobësi të veçantë veç për ish kryeministrin Sali Berisha.

“Unë besoj se dhashë shpjegimet e duhura për momentin, i panjohur, i papritur ende i pa asimiluar mirë dhe mënyrë racionale nga aktorë të caktuar, shpresoj reflektim të të gjithëve. 

Secili është reagimi i Ramës është përgjegjshmëri e tij. Në raport me të ardhmen Europiane, më duhet të përsëris që agjenda ime nuk është e opozitës “Rama ik”, por “Rama reflekto”

Nuk i takon atij që të jetë protagonist i një të diele ndarëve. Ju mendoni që unë nuk kam shpresë që ai nuk do të reflektojë? Kemi kohë, kemi shpresë...”, tha Meta.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Salianji: Berisha s’ka kandidatë për 90% të bashkive, është barrë për opozitën

20:42 / November 20, 2026

Ambasada e SHBA-së mbështet projektin e Skavicës: Strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe rajonit

12:01 / November 20, 2026

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

10:59 / November 20, 2026

Zgjedhjet vendore 2027, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Kryeministri

10:09 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.