Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

KQZ diskuton 13 Tetorin/ Biba: Dekreti është ‘nul’, gati për zgjedhje më 30 Qershor

19:23 / June 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KQZ 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e KQZ është thënë se dekreti do të shqyrtohet pas botimit në fletoren zyrtare. Megjithatë sipas anëtarëve të KQZ dekreti është ‘nul’ ndërsa pjesa e shqyrtimit është thjeshtë një procedurë për tu kryer sipas rregullores.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme ka diskutuar edhe dekretin e ri të Presdientit, Ilir Meta për zgjedhjet lokale, ku si datë ka vendosur 13 tetorin. Në këtë mbledhje ka patur debate mes kryetarit të KQZ, Klement Zguri dhe anëtarëve të tjerë të këtij  institucioni.

Zëvendës kryetari i KQZ, Denar Biba ka deklaruar se dekreti i Metës nuk mund të pranohet pasi atij nuk iu pranua edhe dekreti i parë për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Në debatin me kryetarin Zguri, Biba përmendi edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor, të cilët vendosën të rrëzojë kërkesën e Idajet Beqirit, kryetarit të Partisë Uniteti Kombëtar për tu çregjistruar nga zgjedhjet dhe duke i hapur kështu rrugën zgjedhjeve më 30 qershor.

“Presidenti është të dekretojë dhe jo të anulojë zgjedhje. Dekreti i tij është antikushtetues dhe nuk ka peshë juridike” ka thënë ndër të tjera Biba.

Po kështu në unanimitet me Bibën kanë rënë edhe anëtarët e tjerë të KQZ. Ndërkohë nga ana e tij Zguri ka bërë edhe një kërkesë për 4 anëtarët e  KQZ për të pranuar dekretin e Metës.

“Jemi në një situatë absurdi. Nisur edhe nga kolegët, ministria e Drejtësisë ka gjykuar që të vendos në fletoren zyrtare. Që do të thotë se është e ligjshme. Dekreti ka dy orë që ka dal. Nuk u trajtua në gjykata. Kemi një tension kritik që kurrë nuk ka qenë. Lufta politike nuk ka bërë as më shumë as më pak por ka çoroditur votuesit shqiptarë. Kemi detyrim për ët qartësuar zgjedhësit. Pa tensione dhe keqkuptime që vijnë nga politika. Në funksion të detyrimeve tona do tu bëj një thirrje kolegëve për të pranuar dekretin e presidentit për zgjedhjet. Është thirrje e sinqertë ” ka thënë Zguri.

Më pas anëtarët e KQZ kanë thënë se dekreti i Metës do të shqyrtohet në një moment të dytë pasi të hyjë dhe të botohet në fletoren zyrtare. Megjithatë sipas Denar Bibës kjo është vetëm diçka formale pasi dekreti është ‘Nul’.

Biba tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama “i mëson” robotit simbolin e shqiponjës, videoja nga Gjermania bëhet virale

15:47 / July 1, 2026

Koçiu inspekton Qendrën e re për fëmijët me aftësi të veçanta në Peqin:Dyfishojmë pagesën mujore për 11 mijë fëmijë me nevoja të veçanta

14:44 / July 1, 2026

Zjarri përfshin pallatin me mbi 200 banorë në Belgjikë, të paktën pesë të vdekur

14:37 / July 1, 2026

“Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz”, Rama flet për protestën në Tiranë

14:19 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.