Opozita ka projekt ndryshimin e sistemit politik dhe vetëm dekreti i Metës nuk mjafton është shprehur kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.
I ftuar në emisionin “Të Pekspozuarit” ai tha se dekreti i Presidentit Ilir Meta për zhvillimin e zgjedhjeve në 13 Tetor dhe jo në 30 Qershor nuk e ndihmon opozitën.
“Këtu në Shqipëri është ngritur një pritshmëri e ekzagjeruar për datën e zgjedhjeve.
Dekreti i Presidentit Meta nuk na ndihmon në projektin e madh politik për të përmbysur regjimin.
Projekti ynë është më i madh, duam ndryshimin e sistemit,”-deklaroi Shehi.
