Ata që ndodhen në frontin e parë të përplasjes janë ata që raportojnë ngjarjet dhe flasim për gazetarët. Shpesh ju duhet të lënë mënjanë detyrën për tu ndërhyrë në situatë.
Kështu ka bërë edhe gazetari i Shkodrës, Senad Nishkiqi. Ai ka lënë mikrofonin për një moment dhe i ka dhënë ndihmën e parë një prej policëve të plagosur tek KZAZ 16 në Bushat të Bashkisë Vau Dejës.
Polici ndodhej i shtrirë në anë të rrugës dhe pranë tij ndodhej ambulanca, por nevojitej ndihmë për ta transportuar barelën për ta futur atë ne ambulance.
Gazetari Senad Nikshiqi e ka ndihmuar menjëherë stafin e ambulancës duke mundësuar bashke me ata futjen e policit nga rruga ne mjet për ta dërguar në spitalin rajonal te Shkodrës.
Me pas ai i është rikthyer punës normalisht. Kurdo herë jeta e njeriut është më e vlefshme se gjithçka tjetër.
