Jony Ive ndihmoi Apple të ringrihej nga kolapsi në vitet ’90. Ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Steve Jobs, dhe shefi i dizajnit për një sërë projektesh kyçe, ku kryesori është iPhone.
Njeriu që dizenjoi iPhone, iMac dhe iPad ndihmoi Apple të bëhej një kompani lider e teknologjisë, por do të largohet prej saj gjatë këtij viti.
Ive do të krijojë kompaninë e vet pas afërsisht 3 dekadash në Apple, ka thënë vetë kompania të enjten.
“Jony është një figurë unike në botën e dizenjimit dhe roli i tij në rijetësimin e Apple është i pazëvendësueshëm”, ka thënë Tim Cook, adminsitratori i Apple.
Ive iu bashkua Apple në vitin 1992, dhe drejtoi skuadrën e dizejnimit që nga 1996. Ai ka punuar ngushtë me bashkëthemeluesin e Apple, Steve Jobs deri sa vdiq në 2011. Jobs i referohej shefit të tij të dizajnit si “partneri shpirtëror”.
