Demokracia nuk është dhunë apo pengim i të drejtës së qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës, thotë Ditmir Bushati i deleguari i Partisë Socialiste për qarkun Shkodër.
Në një status në rrjetet sociale ai dënon djegien e materialeve zgjedhore në KZAZ. Nr 6 në Bushat të Vaut të Dejës, duke e quajtur një gjest të shëmtuar dhe të dëshpëruar kundër procesit zgjedhor.
“Sulmi ndaj KZAZ 6 në Vaun e Dejës përveçse i shëmtuar dhe i dëshpëruar kundër procesit zgjedhor, shënon një goditje ndaj institucionit të dijes që mban emrin e të nderuarit Ndre Mjeda, sikundër ndaj policisë së shtetit në krye të detyrës. Demokracia nuk është dhunë, djegie apo pengim i ushtrimit të së drejtës së qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës”, thotë Ditmir Bushati në një status në Twitter.
