Ambasada gjermane paralajmëron shtetasit e saj në Shqipëri për ditën e dielë, më 30 qershor, ku thotë se mund të ketë protesta të dhunshme dhe që nuk përjashtohet përdorimi i gazit lotsjellës.
“Në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, mund të ketë protesta të dhunshme para, gjatë dhe pas zgjedhjeve bashkiake në 30 qershor 2019, përdorimi i gazit lotsjellës nuk mund të përjashtohet. Udhëtarët janë rekomanduar të ndjekin mediat lokale, të shmangin demonstratat dhe grumbullimet e mëdha njerëzore, veçanërisht pranë vendeve zgjedhore dhe gjithmonë ndjekin udhëzimet nga forcat e sigurisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.
