Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia në Zvicër pasi i janë gjetur 10 gram heroinë.
42-vjeçari shqiptar me banim në Giubiasco ishte nën vëzhgim nga policia pasi dyshohej se shpërndante drogë në zonë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia arriti të gjente edhe 1 kilogram heroinë.
