Partia Socialiste po mban sonte në Vlorë takimin e fundit elektoral duke mbyllur kështu fushatën 1-mujore.
Mijëra qytetarë marrin pjesë në takim, ndërsa në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se mbështetja që i qytetarët i japin kandidatëve socialistë është mesazhi një i jepet një Shqipërie të tërë për ditën e diel.
“Çdo shqiptar duhet ta dëgjojë sot mesazhin e kryeqytetit të historisë. Duhet të dëgjojë zërin e shpresës dhe ëndrrave që të fundosim njëherë e mirë Shqipërinë e frikës dhe kërcënimeve.
Kurrë më parë në historinë politike të vendit nuk kishte ndodhur ajo që ka ndodhur këtë vit. Kurrë më parë në histori pavarësisht momenteve dramatike, nuk kemi parë një opozitë si kjo që po shohim keq e më keq, mjerë e më mjerë. Nuk është parë që Parlamenti të kthehet në një mejhane të dehurish që gjuajnë me çfarë t’u bjerë në dorë. Me vezë, me çizme, me shishe uji, kapsolla dhe fishekzjarre” –tha ai.
Kreu i PS thumboi edhe Sali Berishën.
“Po të ishte Saliu sot, do thoshte janë dy milionë në shesh. Nuk janë dy milionë, por janë 20 mijë! Dhe nuk janë punonjës bashkish, por bio nga Vlora” – tha Rama.

