Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

Me delfinë dhe një peizazh mahnitës, a keni dëgjuar për Gjirin e Bristanit në Shqipëri?

21:48 / June 28, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
delfinë
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjiri i Bristanit në kohën e periudhës së komunizmit  në Shqipëri ka qënë një plazh i ndaluar dhe rreptësisht i vëzhguar nga ushtria shqiptare. Kjo qoftë për faktin se ai ishte tepër afër bazës ushatarake të rëndësishme të Pashalimanit, por edhe sepse ai përbënte një vend strategjik dhe të fshehur për zbarkimin e agjentëve që zbarkonin në Shqipëri për të destabilizuar regjimin e asaj kohe. Ndaj edhe kur të vizitoni këtë gji, në krah të tij ndodhet ende sot ajo cka mbetur nga një postë e dikurshme ushtarake që ruhej vazhdimisht.

65375951 414123209314492 2608301005699284992 n

Ajo cka mbetur sot në Bristan, është ajo cka Zoti dhe Natyra kanë qëndisur në kohë. Një plazh tërësisht i paprekur nga dora e njeriut, që të ofron pamje përrallore. Prejardhjen e emrit që ky plazh ka, mendohet se e ka marrë nga pozicioni i tij përbri staneve të cobenjve që janë aty rrotull, ndaj edhe Bri-stan nënkupton gjirin plazhin që ndodhet përbri stanit. Por, ndryshe Gjiri i Bristanit në Karaburun njihet edhe si Gjiri i Ariut, ndoshta që dikur nuk i kanë munguar faunës së egër të zonës së Karburunit, por që sot nuk kanë ndonjë gjurmë të tyre.
Pozicioni i Gjirit të Bristanit (sic dallohet edhe në foto shtegu) është ekzaktësisht në anën e jashtme (perëndimore) të Karaburunit, paralel me bazën e Pashalimanit. Kjo është edhe pika më e afërt nga mund të niseni për të eksploruar në këmbë shtegun që të con për në Bristan, ekzaktësisht në anën tjetër të kodrës  që ndodhet përmbi Pashaliman. Deri në një farë pike shtegu është i lehtë për t’u përshkuar, pasi kalon nëpër rrugën aty ku dikur kalonin makinat e Ushtrisë Shqiptare që shkonin deri në pikën lart, ku ishin të vendosura disa baza dhe artileri ajrore. Rruga që të con nga Zona ushtarake, për në Bristan më pas, mund të vijohet në këmbë. 

65427570 2468060773253467 5381164233100623872 n

Nga pjesa e lartme kodrës ku ndodhet ish zona ushtarake e dikurshme, mund të keni një panoramë të tillë ku mund t’i shihni të dyja detet: Detin Adriatik dhe Gjirin e Vlorës në njërën anë (djathtas), dhe Detin Jon në të mjatën tuaj.

Ecja (Hiking) nga baza e Pashalimanit deri tek Gjiri i Bristanit është e një niveli mesatar: Duhen 4-5 orë ecje (llogarisni të merrni me vete të gjitha gjërat, ushqimet, ujin e nevojshëm, apo pajisjet e kampingut nëse vendosni të kaloni një natë në natyrë në Bristan) për të vajtur, dhe po e njëjta kohë për t’u kthyer. Disnaveli është rreth 400-500 m në ngjitje dhe po aq në zbritje për te plazhi. Kini kujdes nga gjarpërinjtë rrugës nëse vendosni të ndiqni shtegun në këmbë. 




Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nomadët digjitalë”, të punosh pa lëvizur nga shtëpia, trendi që tashmë ka mbërritur dhe në Shqipëri

10:14 / December 26, 2021

‘Po të ishim të vaksinuar do të ishim me kalamajtë’, Rama publikon apelin e pacientëve me Covid nga spitali

14:26 / December 4, 2021

Historiania Nevila Nika rindez debatet për figurën e Enver Hoxhës: Nuk duhet të shihet bardhezi kontributi i tij

11:09 / December 2, 2021

Banorët e Matit: Investimet e ëndërruara prej 30 vitesh po ndryshojnë jetën e qytetarëve

20:20 / November 15, 2021
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.