Gjiri i Bristanit në kohën e periudhës së komunizmit në Shqipëri ka qënë një plazh i ndaluar dhe rreptësisht i vëzhguar nga ushtria shqiptare. Kjo qoftë për faktin se ai ishte tepër afër bazës ushatarake të rëndësishme të Pashalimanit, por edhe sepse ai përbënte një vend strategjik dhe të fshehur për zbarkimin e agjentëve që zbarkonin në Shqipëri për të destabilizuar regjimin e asaj kohe. Ndaj edhe kur të vizitoni këtë gji, në krah të tij ndodhet ende sot ajo cka mbetur nga një postë e dikurshme ushtarake që ruhej vazhdimisht.

Ajo cka mbetur sot në Bristan, është ajo cka Zoti dhe Natyra kanë qëndisur në kohë. Një plazh tërësisht i paprekur nga dora e njeriut, që të ofron pamje përrallore. Prejardhjen e emrit që ky plazh ka, mendohet se e ka marrë nga pozicioni i tij përbri staneve të cobenjve që janë aty rrotull, ndaj edhe Bri-stan nënkupton gjirin plazhin që ndodhet përbri stanit. Por, ndryshe Gjiri i Bristanit në Karaburun njihet edhe si Gjiri i Ariut, ndoshta që dikur nuk i kanë munguar faunës së egër të zonës së Karburunit, por që sot nuk kanë ndonjë gjurmë të tyre.
Pozicioni i Gjirit të Bristanit (sic dallohet edhe në foto shtegu) është ekzaktësisht në anën e jashtme (perëndimore) të Karaburunit, paralel me bazën e Pashalimanit. Kjo është edhe pika më e afërt nga mund të niseni për të eksploruar në këmbë shtegun që të con për në Bristan, ekzaktësisht në anën tjetër të kodrës që ndodhet përmbi Pashaliman. Deri në një farë pike shtegu është i lehtë për t’u përshkuar, pasi kalon nëpër rrugën aty ku dikur kalonin makinat e Ushtrisë Shqiptare që shkonin deri në pikën lart, ku ishin të vendosura disa baza dhe artileri ajrore. Rruga që të con nga Zona ushtarake, për në Bristan më pas, mund të vijohet në këmbë.

Nga pjesa e lartme kodrës ku ndodhet ish zona ushtarake e dikurshme, mund të keni një panoramë të tillë ku mund t’i shihni të dyja detet: Detin Adriatik dhe Gjirin e Vlorës në njërën anë (djathtas), dhe Detin Jon në të mjatën tuaj.
Ecja (Hiking) nga baza e Pashalimanit deri tek Gjiri i Bristanit është e një niveli mesatar: Duhen 4-5 orë ecje (llogarisni të merrni me vete të gjitha gjërat, ushqimet, ujin e nevojshëm, apo pajisjet e kampingut nëse vendosni të kaloni një natë në natyrë në Bristan) për të vajtur, dhe po e njëjta kohë për t’u kthyer. Disnaveli është rreth 400-500 m në ngjitje dhe po aq në zbritje për te plazhi. Kini kujdes nga gjarpërinjtë rrugës nëse vendosni të ndiqni shtegun në këmbë.
